TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nisma Thurrje ka bërë sot një kallëzim për abuzimet me fondet e BE-së përmes programit IPARD, duke denomcuar kështu ish-ministren e Bujqësisë, Frida Kfrica dhe zyrtarë të AZHBR-së. Abuzimi me fondet e IPARD-it, sipas Nismës Thurrje kapin shifrat e rreth 70 milionë euro.
Endri Shabani, kreu i Nismës Thurrje tha se qëllimi i kallëzimit është të vërë në lëvizje drejtësinë jo vetëm për fondin e dhënë nga BE-ja dhe që sipas organizmave të saj, ka pasur abuzime, por edhe rreth 23 milionë euro të taksave të qytetarëve shqiptarë. Po ashtu ai tha se ish-ministri Beqja duhet të arrestohet.
“Ne duam që SPAK të hetojë çfarë është bërë me fondet e BE-së. Ka një program që është IPARD, ku janë shpërndarë 70 milionë euro, të cilat sipas BE-së janë abuzuar. Në vend që të shkonin te bujqësia, te peshkatarët, kanë shkuar te oligarkë që ndërtojnë vila, hotele dhe restorante. Këta nuk duhet të ishin subjekte që përfitojnë. Nga 71 milionë euro që janë, 23 milionë janë taksa tona. Ne i kërkojmë SPAK të bëjë një hetim të plotë. Veç hetimit që ka bërë OLAF, duhet të hetohet çfarë është bërë me këto të tjerat. Ka raste të denoncuara në media ku individë që duhet të ishin kualifikuar nga AZHBR, nuk janë kualifikuar dhe janë kualifikuar të tjerë që sot u kërkohet të kthejnë paratë. Ne duam të dimë çfarë është bërë me lekët tona dhe çfarë është bërë me fondin e BE-së. Mund të ketë një vendim të BE-së për të na lënë jashtë ndihmës. Duhet vendosur një precedent që kushdo që e merr peng integrimin e Shqipërisë në BE nuk mund ta bëjë pa i hyrë gjemb në këmbë.”, tha Shabani.