AKTUALITET, 19 Tetor 2023, 11:52

Tiranë, gruaja shtatzënë godet me thikën e bukës bashkëjetuesin, ja si është gjendja e tij

Tiranë, gruaja shtatzënë godet me thikën e bukës

Një ngjarje e rëndë në familje ka ndodhur në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku bashkëjetuesja ka qëlluar me thikën e bukës partnerin e saj.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre pas një sherri për motive të dobta.

I plagosuri me iniciale E.T., është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa policia ka shoqëruar në komisariatin nr.6 autoren e dyshuar dhe pasi i kanë marrë deklaratën e kanë lënë të lirë, pasi ajo është 6 muajshe shtatzënë dhe nënë një fëmijë 1 vjeç.