AKTUALITET, 19 Tetor 2023, 11:07

Deputetët e opozitës qëndrojnë në Kuvend edhe pas fikjes së dritave: Partia e errësirës, janë mësuar t’i bëjnë kështu gjërat. E kanë kasolle personale

Deputetët e opozitës qëndrojnë në Kuvend edhe pas

Pavarësisht se seanca në Kuvend u mbyll dhe dritat u fikën, deputetët e opozitës kanë vazhduar të qëndrojnë në Kuvend.

Ndërsa mbanin dritën e celularëve ndezur, kanë cilësuar Partinë Socialiste, parti të errësirës.

Nga ana tjetër, deputeti i PD, Ervin Salianji tha se Kuvendin e shohin si “kasolle personale”.

Albana Vokshi: Partia e errësirës. Janë mësuar këta t’i bëjnë gjerat në errësirë.

Ervin Salianji: E kanë kasolle personale.

Albana Vokshi: Jemi deputetë, si i fikin dritat ata?! Kujtojnë se do të ikim.