AKTUALITET, 19 Tetor 2023, 10:38

“Pushoni ju aty se ju nxjerr përjashta!”- Bllokuan nisjen e seancës, acarohet Berisha në Kuvend: Pusho ti Çuçi

“Pushoni ju aty se ju nxjerr përjashta!”- Bllokuan nisjen e

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hyrë Live në Facebook pasi opozita bllokoi Kuvendin dhe përmbysën karriget e ministrave.

“Pushoni ju aty, pushoni se ju nxjerrim jashtë fare. A merr vesh ti Çuçi, pusho”, u drejtohet Berisha mazhorancës, pasi këta të fundit i ndërhynë gjatë fjalës së tij.

Ai u shpreh se opozita ka nisur qëndresën permanente, të paralajmëruar ditën e mërkurë, sepse ky parlament është shndërruar në një institucion personal të Ramës

“Kanë nisur qëndresën e tyre permanente sepse ky parlament është shndërruar në një institucion personal të Ramës dhe Lindës së Parlamentit që e drejton këtë institucion në mënyrën më amorale dhe të turpshme”, u shpreh ish-kryeministri në hyrje të fjalës.

Deputetët e opozitës kanë bllokuar seancën parlamentare duke u ‘zaptuar’ vendet ministrave të PS-së.