AKTUALITET, 23 Nëntor 2022, 19:30

Berisha: Protesta e 6 dhjetorit iu ka futur tmerrin qeveritarëve, do të rezonojë fuqishëm në Europë

Berisha: Protesta e 6 dhjetorit iu ka futur tmerrin qeveritarëve, do

Kryetari i PD, Sali Berisha ka folur për protestën e 6 dhjetorit në një takim me krerët e degëve të Tiranës, në selinë blu. 

Berisha tha se ajo protestë ka tmerruar mazhorancën. 

Protesta e shqiptarëve, tha Berisha, do të rezonojë fuqishëm në Europë. 

"Dëshiroj të ju përshëndes të gjithë ju dhe anëtarët e PD-së në Tiranë. Ky takim është thirrur me moton, beteja vazhdon. Është një betejë e cila ndalet vetëm në fitoren e PD-së. Rrugë kjo, që kërkon përkushtim, guxim, atdhetari, tipare që ju, mbështetësve tuaj dhe qytetarëve që na mbështesin, nuk mungojnë dhe janë të bindur. Në Tiranë në datën 6 dhjetor, mblidhen udhëheqësit politikë të të gjitha vendeve të BE-së.

U them të gjithë këtyre papagajve të qeverisë, se në Tiranë në datën 6 nuk mblidhen 30 diktatorë, por udhëheqës të vendeve të lira, të zgjedhur me votën e lirë, pa patronazhistë, pa narko euro, pa banda dhe blerje vote si Edi Rama, pra jam i bindur se ata kanë mirëkuptim të plotë për një popull që proteston për të njëjtat vlera që i kanë bërë vendet e tyre të begata dhe qytetarët e tyre të lirë dhe vendet e tyre, demokraci të stabilizuara. 

Në këtë kontekst le ti bien sa të duan sirenave të frikës dhe tmerrit që i ka kapur qeveritarët sot, por ajo protestë do të rezonojë fuqishëm në Europë dhe botë, si zëri i qytetarëve që kërkon vlera universale, vlerat demokratike, të jenë ato që duan, të sundojnë përsëri në Shqipëri", u shpreh Berisha.