AKTUALITET, 13 Shtator 2023, 17:25

“Audi” humb kontrollin dhe del nga rruga në Maliq, tre të plagosur

“Audi” humb kontrollin dhe del nga rruga në Maliq, tre të

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin Korçë-Pogradec, ku për pasojë tre persona janë plagosur. Ngjarja ndodhi pranë kryqëzimit të fshatit Libonik në Maliq. Mësohet se një shtetas duke drejtuar një automjet tip “Audi”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur plagosur të tre pasagjerë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 13.09.2023, rreth orës 16:05, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë kryqëzimit të fshatit Libonik, Maliq, një shtetas duke drejtuar automjetin tip “Audi”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar shtetasit, 46 vjeç, 23 vjeç dhe, 17 vjeç, banues në Pogradec, pasagjerë në këtë automjet, të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Korçës.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.