AKTUALITET, 13 Shtator 2023, 21:46

Ministri grek vjen nesër në Tiranë në kuadër të Procesit të Berlinit, viziton në burg Fredi Belerin

Ministri grek vjen nesër në Tiranë në kuadër të
Beleri dhe Oikonomou

Tirana do të presë nesër Ministerialin e Ministrave të Brendshëm, në kuadër të Procesit të Berlinit, ku pjesë e delegacionit të përfaqësuesve të shteteve evropiane është edhe Ministri i Mbrojtjes së Qytetarit, i Greqisë, Yannis Oikonomou.

Krahas pjesëmarrjes në Konferencën në kuadër të Procesit të Berlinit ditën e nesërme, Yannis Oikonomou ditën e premte, pritet të vizitojnë kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin, i cili ndodhet në burg, raportojnë mediet greke.

Arrestimi i Fredi Belerit më 12 maj me akuzën e korrupsionit në zgjedhje dhe mbajtja e tij në paraburgim ka sjellë acarim në marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës. Mbajtja në burg për fituesin e zgjedhjeve të 14 majit është konfirmuar edhe nga Gjykata e Lartë e cila në vendimin e datës 25 korrik 2023, të zbardhur tashmë, trupi gjykues shpreh dyshimet se Fredi Beleri mund të dëmtonte provat. Ky fakt bazohet në zhdukjen e pajisjes ku memorizohen regjistrimet e kamerave të sigurisë në lokalin në pronësi të Fredi Belerit në Himarë ku u bë edhe pagesa e 40 mijë lekëve për votat e 8 qytetarëve më 12 maj.

Axhenda e Yannis Oikonomou sipas medieve greke

E enjte, 14 shtator

-10:20 Takim me Ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Z. Taulant Balla

-12:30 Takim me Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, z. Anastasio

-14:00-18:00 Konferenca Ndërministrore

Seksionet e konferencës janë si më poshtë:

-Menaxhimi i integruar i kufijve në Ballkanin Perëndimor

-Bashkëpunimi rajonal në luftën kundër krimit të organizuar

-Bashkëpunimi kibernetik në Ballkanin Perëndimor

E premte 15 shtator

-11:00 Vizitë në Burgjet e Durrësit dhe Fredi Beleri