TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të tjera detaje kanë dalë pas shpërthimit të fuqishëm të ndodhur në Ankara, pranë Parlamentit turk, i cili do të fillonte sot punimet për seancën e re plenare.
Sipas burimeve nga Protothema, ky sulm është karakterizuar nga Ministria e Brendshme turke si “sulm terrorist”, sipas korrespondentit të AFP.
Ministria e Brendshme turke thotë se një kamikaz shpërtheu një mjet me eksploziv në kryeqytetin turk, duke plagosur për vdekje dy oficerë policie.
Kamikaz dhe një tjetër sulmues ndërruan jetë gjithashtu pas sulmit.
Konkretisht, ministri i Brendshëm, Ali Gerlikaya, në një deklaratë në llogarinë e tij në rrjetet sociale, thotë: “Rreth orës 09:30 ka ndodhur një sulm me bombë nga dy terroristë të cilët kanë ardhur me një automjet para portës së hyrjes së Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë së Ministrisë së Brendshme. Njëri nga terroristët hodhi veten në erë dhe terroristi tjetër u neutralizua.
Dy policë kanë humbur jetën gjatë shpërthimit. Një tjetër anëtar i yni është plagosur lehtë. I uroj heronjve tanë shërim të shpejtë. Lufta do të vazhdojë pa pushim derisa terroristi i fundit të neutralizohet”, tha ai.
Në vendngjarje kanë shkuar disa automjete policie dhe autoambulanca. Pas panikut, qarkullimi në disa rrugë është ndërprerë dhe dëgjohen zhurmat e autoambulancave që po vërshonin drejt zonës.
Mësohet gjithashtu se pas shpërthimit janë dëgjuar të shtëna armësh.