TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputetët e Partisë Demokratike bllokuan sërish Kuvendin dhe hodhën flakadanë, por kjo nuk e pengoi mazhorancën që të kalonte në parim, pa asnjë debat, brenda 4 minuta e 19 sekondave, projektbuxhetin e vitit 2024.
Drejtori i komunikimit në selinë blu, Alfred Lela, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, u pyet nga Ylli Rakipi për aksionin politik që po bën opozita, të cilin tha se nuk e kuptonte, si shumica e njerëzve që presin që opozita të ketë edhe një plan tjetër veç bllokimit të punimeve të Kuvendit.
Biseda në studio
Ylli Rakipi: Është shqetësuese, jo vetëm për mua, por edhe për shumë njerëz në vendin ku jetojmë. Cili është aksioni i opozitës sot? Është një pyetje shumë e hapur. Nuk e bëj si kundërshtarët tuaj që janë meskinë dhe të vegjël, por po të bëj një pyetje të sinqertë: ore, çfarë të kuptojmë ne tani? Çfarë jeni duke bërë?
Alfred Lela: Shumë e qartë. Po ta them në anglisht, po edhe në shqip.
Ylli Rakipi: Në anglisht jo shumë gjatë se kan qenë njëri këtu…
Alfred Lela: Nocioni vjen nga anglishtja. Quhet disruption, pra opozita, e vendosur me shpatulla pas murit, po i bën ndërprerje marrëzisë së maxhorancës. Se nuk ka mënyrë tjetër. Ti je gazetar prej shumë vitesh dhe i ke ndjekur zhvillimet politike..
Ylli Rakipi: P.sh. moslejimi i komisioneve parlamentare është katastrofë, por nëse popullit do t’i thuhej sot se ç’është ky buxhet, ndoshta ndihmonte më shumë se flakadanët. Se sot populli nuk kuptoi gjë fare se ç’ishte ky buxhet.
Alfred Lela: Ju mendoni se opozita e ka penguar buxhetin? E dëgjuat Ramën të bënte dëgjesa për buxhetin? Ja opozita nuk e la të fliste, po Rama e kishte të ndaluar? Para disa javësh ai tha, le të bëjë ç’të dojë opozita, unë do të dal në dëgjesa. Nuk e dëgjuam, as me grupet e interesit. Është si herët e tjera, me forcën e kartonit, 73 deputetë. Nuk është se opozita u ngrit një mëngjes me dëshirën për të bërë zjarr. Se jeni të gjithë këtu gazetarë veteranë. Po nuk ka ndodhur as në 1996-1997 ai rrethim me gardistë, duke i kontrolluar deputetët deri në..
Ylli Rakipi: Rrethime kanë ndodhur, por komisionet parlamentare nuk janë bllokuar. Janë plagosur edhe njerëz aty, po lëre tani.
Alfred Lela: Azem Hajdari.
Ylli Rakipi: Azem Hajdari, po nuk po vë gishtin mbi palët, por komisionet parlamentare nuk janë ndaluar. Por unë z. Lela vijoj, sinqerisht, të mos e kuptoj aksionin tuaj politik. Se mund të mos dalë gjë kjo dhe ka një plan B, një plan C...