TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Andi Tela, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku u diskutuan dyshimet e SPAK se ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka shpërdoruar detyrën.
Tela tregoi se si Beqaj ka injoruar një letër të Ogerta Manastirliut, në atë kohë drejtuese e QSUT, ku përshkruheshin pajisje të cilat ishin të gatshme dhe duhej vetëm staf për t'i përdorur. Beqaj nuk ka kthyer asnjë përgjigje për këtë, por ka vijuar me procedurat e koncesionit.
"Në momentin që qeveria shqiptare vendosi të ndërmarrë veprimin për sterilizimin e mjeteve kirurgjikale, në këtë iniciativë, nga Qendra Spitalore Universitare, nga drejtoresha e qendrës, Ogerta Manastirliu, i shkon ministrit Beqaj një relacion, bashkëshoqëruar me një preventiv dhe i thotë se në godinën që është bërë e urgjencave tani, ndodhen një grup pajisjesh, të pahapura, të papërdorura dhe ndodhen këtu që nga viti 2011. Nuk janë vënë në punë me arsyen që nuk ka specialistë që merren me këtë punë. Ajo bënte llogarinë, që duke futur 32 punonjës, që do të merren me këtë, pajisjet që përdorin mjekët, sterilizohen dhe rikthehen në punë. Duhen kaq para për ta bërë këtë gjë.
Pra, plani ishte që të centralizoheshin edhe operacionet në një vend, pra të ishte më e thjeshtë procedura. Ishte kërkuar kredi nga BERZH për ndërtimin e sallës së operacioneve, këto kishin ngelur. Pasi bën këtë relacion, pret që ministri të kthejë përgjigje.
Në hetimet e SPAK më pas, është vërejtur që kjo kërkesë nuk ka marrë përgjigje. Po ato ditë që duhet të merrte përgjigje, Beqaj ka urdhëruar vartësit e tij, të vijohet me procedurën e koncesionit. Pra, të mos prishej plani i tyre i mëparshëm.
Pasi u hap gara dhe u thirrën kompanitë, me fizibilitet, pra gati nga kompania që do e merrte, pra Ilir Rrapaj. Beqaj i dinte këto punë dhe llogaritë, por me kalimin e kohës shifrat ceduan. Për më tepër, ato pajisje u morën nga Sani Service, falas. Pra nuk harxhuan asnjë lek për investimin e tyre të madh, që përfshinte ndërtimin e vendit ku do të bëhej sterilizimi, marrjen e pajisjeve. I morën dhe i përdorën vetë, pa asnjë kosto.
Në dosjen e SPAK, ky është investimi më i madh i marrë shtetit dhe i përdorur. Kanë shfrytëzuar edhe ujin dhe energjinë e spitaleve, për procesin e tyre të sterilizimit. Pra, pjesë e madhe e investimit paraprak ishin gati.
Edhe një gjë, kur njerëzit dëgjojnë procesin e sterilizimit, mendojnë se stoku i pajisjeve kirurgjikale, vijnë të gatshme dhe i përdor mjeku dhe i hedh në plehra. Nuk ndodh ky proces. Nga i gjithë seti i pajisjeve, merren, sterilizohen dhe kthehet sërish", tha Tela.