TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gentian Berberi është drejtori i komanduar i Policisë së Shkodrës, pas shkarkimit të Fatmir Lleshajt, bëjnë me dije burime nga policia.
Berberi ikën nga drejtimi i Policisë së Kukësit dhe komandohet në Shkodër.
Ky i fundit është rikthyer në Shkodër pas disa vitesh largim. Ai u zgjodh në drejtimin e qarkut Kukës në 2024, ndërsa që më herët ka qënë zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve në Lezhë.
Me heret, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Fatmir Lleshaj, dhe shefi i Komisariatit, Nik Nikolla janë shkarkuar nga detyra. Ndërsa shefi i stacionit policor në Theth është pezulluar nga detyra, ndaj të cilit ka nisur edhe një hetim disiplinor.
Shkak i këtij vendimi janë bërë ndërtimet pa leje në Theth dhe zaptimi i hapësirave publike.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, në një deklaratë për mediat, teksa njoftoi shkarkimet, paralajmëroi edhe drejtuesit e qarqeve të tjera që do të mbajnë përgjegjësi nëse konstatohen shkelje.
“Do mbajnë përgjegjësi nëse mbajnë sytë mbyllur dhe nuk e konstatojnë vetë. Para se ta konstatoni unë ju, apo para se ta ketë konstatuar i gjithë komuniteti. Çdo rast neglizhimi, ta denoncojnë në policinë e Shtetit.”, tha Proda.
