AKTUALITET, 9 Korrik 2025, 20:12

Jep dorëheqjen kreu i AMP-së, Florian Sulejmani, zbulohen detaje

Jep dorëheqjen kreu i AMP-së, Florian Sulejmani, zbulohen detaje

Drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), Florian Sulejmani, i ka dorëzuar dorëheqjen ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha. Burime bëjnë me dije se për këtë zhvillim është në dijeni edhe kryeministri Edi Rama.

Shkaqet e dorëheqjes nuk janë bërë publike, ndërsa mbetet ende e paqartë nëse dorëheqja do të pranohet apo jo.

Sulejmani është emëruar në krye të AMP në një kohë kur institucioni kishte nisur një reformim të brendshëm dhe ishte përfshirë në hetime ndaj zyrtarëve të lartë të policisë.