TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Rrethanat e rrëmbimit dhe vrasjes së 23-vjeçarit Renis Dobra, i cili u gjet sot i pajetë në liqenin e Shkopetit mbeten mister. Lidhur me këtë ngjarje priten shoqërime të reja në polici.
Ndërkohë, ditën e enjte, një grup ekspertësh nga Tirana do të nxjerrin automjetin e 23-vjeçarit nga liqeni i Shkopetit.
Burime për News 24, bëjnë 23-vjeçari Renis Dobra ishte kthyer nga Gjermania rreth 6 muaj më parë, ndërsa familjarët në dëshminë e parë kanë pohuar se nuk kanë dijeni që djali të ketë pasur konflikte me persona të tjerë.
23-vjeçari dyshohet se është rrëmbyer dhe më pas është vrarë, por blutë ende s’kanë saktësuar shkakun e vdekjes së tij.
Nga kamerat e sigurisë gjatë rrugës është fiksuar një automjet që shoqëronte makinën e Renis Dobrës, nga fshati Zenisht deri në qytetin e Burrelit.
Ndërkohë nga Burreli deri tek vendi ku u gjet trupi i viktimës raportohet se nuk ka kamera sigurie.