TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas thuajse 48 orësh kërkimesh, është gjetur trupi i pajetë i kapitenit të anijes turistike, Arben Anamali, i cili u mbyt më datë 8 korrik.
Trupi u gjet gjatë ditës së tretë të operacionit të kërkimit, që nisi rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm.
Kapiteni i anijes, 51 vjeç, dyshohet se u mbyt teksa përpiqej të shpëtonte dy turistë izraelitë që kishin rënë në ujë.
Turistët u shpëtuan dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.