AKTUALITET, 2 Tetor 2023, 15:12

"Shfaqja e ushtrisë serbe në veri të Kosovës, nxit tension”, Rama: Dialogu, e vetmja rrugë. Sanksione Serbisë

"Shfaqja e ushtrisë serbe në veri të Kosovës, nxit

Kryeministri Edi Rama e cilësoi një shfaqje që nxit tensionet vendosjen e ushtrisë serbe në veri të Kosovës. Në një konferencë të përbashkët për mediat, me homologun kroat, Andrej Plenkoviç, Rama tha se e vetmja rrugë për normalizimin e marrëdhënieve është dialogu. Ai bëri thirrje, që BE-ja të aplikojë masa ndëshkimi dhe sanksione për Serbinë.

“Shqipëria për herë të parë ka vendosur të mos linjëzohet me një deklaratë të politikës së jashtme të BE. Për arsye proceduriale ndodhën kur në veriu u regjistruan veprime të papranueshme. Shprehën pamundësi për t’u linjëzuar me deklaratën, sepse e nxjerrë në atë moment, deklarata nuk mund të mbështetej prej nesh. Konsiderojmë se të dyja, e para vrasja e një efektivi të Kosovës, nga një grup kriminal i veshur ushtrarakisht, dhe zija kombëtare për anëtarët e këtij grupi, janë të pajustifikueshme dhe të dënueshme në të gjitha nivelet.

Ky është qëndrimi ynë. Duke qenë promotorë të normalizimit, të paqes përfundimtare që kalon nga njohja e Kosovës, ne e konsiderojmë këtë zhvillim, ose më saktë këto dy zhvillime, sepse zija kombëtare dhe heroizuar disa persona të përfshirë në vrasjen e një efektivi, dhe të eliminuar si kriminel është diçka po kaq e rëndë sa vetë ajo që I parapriu. Jemi shumë të keqardhur për një zhvillim të tillë, që çon pas procesin e normalizimit. E vetmja rrugë është dialogu dhe jo shfaqjet e ushtrisë serbe në kufi me Kosovën, që vetëm nxisin tensione dhe rrisin frymën e ndasive. Shfaqje të tilla nuk i shërbejnë interesave afatgjata.”- u shpreh Rama.