AKTUALITET, 2 Tetor 2023, 11:42

Universiteti i Tiranës në fund të rankimit ndërkombëtar, reagon rektori Hoxha: Nuk është përfundimtar

Universiteti i Tiranës në fund të rankimit
Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha

Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha ka komentuar një rankim i cili shfaqte Universitetet tona në fund të listës. Ai u shpreh se kemi të bëjmë me një rankim në përpunim, si dhe shtoi se rezultatet përfundimtare të të cilit do të dalin në 2024.

“Sa i takon një prej faqeve rankuese që është në diskutim është një rankim në përpunim sepse rezultatin e nxjerr në 2024 disa nga kriteret e verifikimit nuk janë të plotësuara dhe rezultatet dalin në 2024”

Shqipëria u radhit në fund të listës në klasifikimin e bërë nga dy renditësit më të rëndësishëm të cilësisë së universiteteve për Evropën Jugore. Ndërsa të dhënat e vitit 2023, tregojnë se katër Universite kanë rënë 200 vende nga renditja e vitit të kaluar.

Rankimi mbështetet kryesisht në studimet që universitetet botojnë në internet, botimet shkencore ndërkombëtare të profesoratit dhe kërkuesve shkencorë, si dhe botime të tjera me karakter akademik apo edhe opinione publike etj.