AKTUALITET, 2 Tetor 2023, 11:28

"Nuk njihet me Artan Tafanin", babai i Laert Haxhiut: Im bir nuk do t'i dorëzohet kurrë drejtësisë shqiptare

"Nuk njihet me Artan Tafanin", babai i Laert Haxhiut: Im bir nuk do

Babai i Laert Haxhiut ka thënë se ka komunikuar me djalin e tij dhe se ka thënë se nuk do t'i dorëzohet kurrë drejtësisë shqiptare, pasi asnjë nga akuzat që i është bërë nuk është e vërtetë. 

Qamil Haxhiu gjithashtu ka mohuar se i biri njihet me të penduarin e drejtësisë, Artan Tafani i cili rrëfeu dhe vrasjet e porositura nga Laerti. Babai i të kërkuarit i ka bërë thirrje drejtësisë të nxjerrë faktet dhe provat nëqoftëse ka dhe t'i interpretojë ashtu si duhet pa interesa të tjera.  

Laert Haxhiu ndodhet aktualisht i burgosur në Janinë për veprat penale largim nga vendi i aksidentit dhe prishje e qetësisë publike. Kërkesa e autoriteteve shqiptare për ekstradimin e tij në Gusht u rrëzua nga Gjykata e Janinës.