AKTUALITET, 26 Maj 2022, 21:45

Sa shqiptarë e praktikojnë besimin e tyre fetar?

Sa shqiptarë e praktikojnë besimin e tyre fetar?

Më shumë se gjysma e shqiptarëve (50,7%) nuk shkojnë asnjëherë në institucione të besimeve fetare si xhamia, kisha apo teqeja. Pjesa më e madhe e atyre që i vizitojnë këto institucione fetare (27%), shkojnë vetëm në ditët e festave të besimit fetar të cilit i përkasin.

Pjesa tjetër e qytetarëve i vizitojnë xhamitë, kishat dhe teqetë një herë në muaj (5,9%), një herë në javë (7,9%), ose më shumë se një herë në javë (5,4%).

Sa shqiptarë e praktikojnë besimin e tyre fetar?

Bazuar në censusin e vitit 2011 kryer nga Insituti i Statistikave, thuajse 80% e shqiptarëve deklarojnë se i përkasin një besimi fetar.

Sa shqiptarë e praktikojnë besimin e tyre fetar?

Pjesa dërrmuese e shqiptarëve (57,8%) mendojnë se janë po aq besimtarë sa edhe prindrit e tyre. Një në pesë qytetarë shqiptarë (21,8%) mendojnë se besojnë më pak se prindrit në fe. Më pak janë ata (19%) që besojnë më shumë se prindrit.

Sa shqiptarë e praktikojnë besimin e tyre fetar?

Pjesa më e madhe e shqiptarëve (73,9%) besojnë sot po aq sa 10 vjet më parë. Thuajse një në pesë shqiptarë (18,7%) deklarojnë se besojnë më shumë sot, sesa 10 vjet më pare dhe shumë pak janë ata (6,3%) që besimin e kanë humbur gjatë dekadës së fundit.

Gjetjet janë të Barometrit në Euronews Albania, kryer nga MRB dhe DataCentrum në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë në datat 25 prill – 7 maj.