AKTUALITET, 26 Maj 2022, 21:12

FOTO/ Momenti kur 28-vjeçari qëllon me thikë shqiptaren para shkollës së djalit! Prokurori: Autori dhe viktima nuk njiheshin

FOTO/ Momenti kur 28-vjeçari qëllon me thikë shqiptaren para

 

Mediat italiane kanë publikuar pamjet e ngjarjes së ndodhur një ditë më parë ku një 28-vjeçar, vrau me thikë 37-vjeçaren shqiptare Brunilda Halla para shkollës së djalit të saj.

Në pamje ai duket teksa afrohet, e godet atë me thikë dhe ia mbath nga vendi i ngjarjes. Motivi i krimit është ende i paqartë për shkak se viktima dhe autori nuk njiheshin me njëri tjetrin.

Prokurori i Raguzës Fabio D’Anna deklaroi se 28-vjeçari ka rrëfyer faktet si ndodhi ngjarja. Ndërkohë avokati u shpreh se autori kishte rënë disa herë pre e bullizmit ndërkohë që ne vitin 2016 kishte marrë mjekime për shkak të probleme me shëndetin mendor.

“Gjatë marrjes në pyetje ai deklaroi se vrasja ishte një gjest rebelimi ndaj shoqërisë që e kishte ofenduar”, tha avokati.

FOTO/ Momenti kur 28-vjeçari qëllon me thikë shqiptaren para

FOTO/ Momenti kur 28-vjeçari qëllon me thikë shqiptaren para

FOTO/ Momenti kur 28-vjeçari qëllon me thikë shqiptaren para