AKTUALITET, 26 Maj 2022, 21:08

Si do të bashkohen grupet e PD-së? Albana Vokshi jep formulën: Kam shpresë

Si do të bashkohen grupet e PD-së? Albana Vokshi jep formulën:

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka treguar formulën sesi mendon bashkimin e tre grupet e deputetëve që janë krijuar nga përplasjet në selinë blu. E ftuar në emisionin "Frontline", Vokshi tha se ajo e kolegët e saj, të gjithë janë pro bashkimit dhe ka shpresë se herët apo vonë kjo do të ndodhë.

“Opozita e vërtetë janë vetëm pak deputetë dhe unë kam shumë shpresë. Ne duam të bashkohemi dhe kam shpresën se do jemi bashkë. Jemi të hapur, dyert i kemi hapur çdo ditë,"- u shpreh Vokshi.

Sa i përket ndarjeve në te grupime, ajo tha se në këto momente opozita e vërtetë është e atyre që votuan në zgjedhjet për kreun e PD dhe se deputetët e drejtuar nga Alibeaj duhet të shkojnë në takime me bazën dhe t’i dëgjojnë problemet e demokratëve.