AKTUALITET, 3 Nëntor 2025, 14:10

Rriten rastet e dhunës në familje/ E pësojnë dy të rinjtë në Tiranë

Rriten rastet e dhunës në familje/ E pësojnë dy të

Nga njoftimet e fundit të Policisë së Shteti konstatohet se është rritur ndjeshëm numri i dhunës në familje. Sipas burimeve, dy të rinj që kanë dhunuar prindërit e tyre janë arrestuar nga autoritetet në Tiranë.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-A. K., 28 vjeç, pasi dyshohet se në banesë, është konfliktuar verbalisht me babain e tij;

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-E. S, 27 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij;

-Xh. A, pasi gjatë një konflikti për motive pronësie ka kanosur shtetasen L. A;

-R. M, A. M dhe A. M, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte njëri-tjetrin.