AKTUALITET, 3 Nëntor 2025, 13:22

Balla: PD, një parti e marrë peng. Sulmojnë SPAK-un për shkak të dosjeve që ka Berisha

Balla: PD, një parti e marrë peng. Sulmojnë SPAK-un për

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, theksoi se PD është një parti e marrë peng nga Sali Berisha.

Ai tha se SPAK-un kjo parti e sulmon vetëm për arsyen se Berisha ka dosje në këtë institucion.

“Unë ju thashë që qasja jonë në raportimin e institucionit të pavarur përgjatë seancave të së hënës dhe të enjtes ishin shumë domethënëse për publikun.

Se si një parti e marrë peng sulmon SPAK-un për shkak të dosjes të kryetarit.”, tha Balla.