TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka krahasuar rezolutën e Parlamentit Europian për Kosovën me deklaratat e bëra nga kryeministri Edi Rama pas vizitës së presidentit francez Emmanuel Macron në Tiranë.
Sipas Vasilit, përballja e deklaratave të Ramës me rezolutën e PE tregon se kryeministri ka mision të vetin të punojë natë e ditë kundër Kosovës dhe t’u shërbejë interesave lindore serboruse.
“Rezoluta e Parlamentit Europian shihet qartë që dërrmon e hedh poshtë çdo deklarate e tezë të ligë proserbe të Edi Ramës. Edi Rama duhet të ishte ai i pari, që duhej të mbronte e promovonte qëndrimet e Parlamentit Europian. Edi Rama është i vetmi shqiptar këndej dhe andej kufirit që është dëshpëruar nga Rezoluta e Parlamentit Europian. Edi Rama ka vetëm një mision, të punoje ditë e natë kundër Kosovës dhe t’u shërbejë interesave lindore serboruse dhe të minoje me çdo mjet e instrument Euroatlantizmin, integrimin europian dhe orientimin e vendosur pro perëndimor të Shqipërisë dhe Kosovës”, shkruan Vasili në rrjetet sociale.
Postimi i Petrit Vasilit:
Rama per faqe te zeze perballe Rezolutes se Parlamenti Europian per Kosoven!
Perballja e deklaratave te Edi Rames me Rezoluten e e Parlamentit Europian per Kosoven tregon qarte se cfare kryeministri mizerabel antishqiptar vegjeton sot me Shqiperi.
Deklaratat e Rames jane fund e krye thjesht genjeshtra dhe shpifje me regji te Beogradit, qe tregojne urrejtjen e tij te pasherueshme ndaj Kosoves.
Krahasimi dhe venia e deklaratave te Rames perballe Rezolutes tregon qarte gjithshka.
Edi Rama pas takimit me Makron tha :
▪️”Kosova është futur në një kurth që ia ka bërë vetes”.
▪️”Kosova ka në krah të gjithë aleatët dhe që të mbytet me një lugë ujë, çfarë thotë apo bën Presidenti i Serbisë”.
▪️”Më rrëqethet mishi kur mendoj se mund të ketë rindalesë në procesin e vizave, por nuk duhet ta kërkojmë te Presidenti i Francës por vetja”.
Ndersa PARLAMENTI EUROPIAN ne Rezoluten e tij shprehet shume qarte diametralisht kunder mashtrimeve te Rames:
”Shprehim keqardhje për masat që Këshilli i Evropës ka marrë kundër Kosovës dhe bëjmë thirrje që ato të hiqen sa më shpejt”;
”shprehim keqardhje që Serbia ka refuzuar të nënshkruaj Marrëveshjen e Brukselit dhe
Aneksin e Ohrit”;
”marrëveshja për liberalizimin e vizave për Kosovën nuk është dhe nuk duhet të lidhet me dialogun dhe duhet të hyjë në fuqi jo më larg se 1 janari i vitit 2024”.
”I bëhet ftesë Komisionit Evropian dhe Këshillit që të ndërmarrin masa ndaj Qeverisë së Serbisë”
”I bëhet thirrje Serbisë që në të ardhmen të përmbahet nga ky model i përsëritur i përshkallëzimit dhe të sillet plotësisht në përputhje me Marrëveshjen e Kumanovës”.
”Theksohet se një sjellje e tillë ushtarake agresive, së bashku me mesazhet politike të radikalizuara në Serbi dhe indikacionet e forta të përfshirjes së shtetit serb në dhunën e fundit politike në veri të Kosovës, tregon se qeveria serbe po ndjek një politikë shumë të rrezikshme, por koherente në lidhje me Kosovën dhe partnerët e saj perëndimorë”
”Të shqetësuar nga provat që lidhin grupet e dhunshme kriminale në veri të Kosovës dhe në Serbi me shtetin serb”.
”Shprehet shqetësim i thellë se të gjithë ata që janë përgjegjës për sulmin në Banjskë mund të mos sillen para drejtësisë”.
”Dënohet trajtimi i sulmit të rëndë të 24 shtatorit 2023 nga autoritetet serbe, duke përfshirë hezitimin e tyre për të bashkëpunuar në hetim, rolin e tyre në përhapjen e propagandës për sulmin, lavdërimin e autorëve dhe dhënien e mbështetjes politike”,
”Shprehim keqardhje që Serbia e ka rifilluar fushatën e saj të çnjohjeve ndaj Kosovës; I bëjmë thirrje Serbisë që të përmbahet nga përpjekjet për ta izoluar Kosovën”
”I bëhet thirrje Serbisë që të përmbahet nga çdo përshkallëzim i mëtejshëm që cenon rendin kushtetues të Republikës së Kosovës dhe të parandalojë çdo kontrabandë të armëve përtej kufirit”.
P E R F U N D I M !
Rezoluta e Parlamentit Europian shihet qarte qe derrmon e hedh poshte çdo deklarate e tezë te lige proserbe te Edi Rames.
Edi Rama duhet te ishte ai i pari, qe duhej te mbronte e promovonte qendrimet e Parlamentit Europian.
Edi Rama eshte i vetmi shqiptar kendej dhe andej kufirit qe eshte deshperuar nga Rezoluta e Parlamentit Europian.
Edi Rama ka vetem nje mision, te punoje dite e nate kunder Kosoves dhe tu sherbeje interesave lindore serboruse dhe te minoje me çdo mjet e instrument Euroatlantizmin, inyegrimin europian dhe orientimin e vendosur pro perendimor te Shqiperise dhe Kosoves.