TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka reaguar pas raportit të Bankës Botërore për mirëqenien ku tregohej se Shqipëria i ka ngadalësuar ritmet për arritjen e standardeve të BE-së.
Tabaku shprehet se ky raporton tregon se gjithë problemi i ekonomisë shqiptare është qeveria, teksa rendit arsyet.
“Së pari, kontratat e frikshme të fryra të koncesioneve, PPP, kosto korruptive që ato kanë dhe së dyti, nga ndërmarrjet po publike; ndërmarrjet e ujësjellës-kanalizimeve e të tjera të cilat përveçse janë bërë si strehë militantësh kanë ngarkuar strukturat e tyre me shpenzime të jashtëzakonshme”, shprehet deputetja e PD-së.
Jorida Tabaku theksoi se rritja e çmimeve është provuar që vjen vetëm si rezultat i politikave të qeverisë, ndërsa thekson se “duhet të lëvizim nga ky cirkuit ku punohet për pakicën, e duhet punuar për shumicën”.
“Raport i fundit i Bankës Botërore tregoi se i gjithë problemi i ekonomisë shqiptare është qeveria. Së pari, kontratat e frikshme të fryra të koncesioneve, PPP, kosto korruptive që ato kanë dhe së dyti, nga ndërmarrjet po publike; ndërmarrjet e ujësjellës-kanalizimeve e të tjera të cilat përveçse janë bërë si strehë militantësh kanë ngarkuar strukturat e tyre me shpenzime të jashtëzakonshme.
Po Banka Botërore thotë që shqetësimi që kanë qytetarët është rritja e çmimeve. Sot, rritja e çmimeve është provuar që vjen vetëm si rezultat i politikave të qeverisë. Nuk ka pasur as nuk ka asnjë lidhje me luftën, sepse nuk është transferuar e plotë rritja e çmimit këtu në Shqipëri. Por ka lidhje me strukturën e ekonomisë, me faktin që të paktën në sektorët e ushqimeve, të karburanteve ku çmimet janë rritur 8.4%.
Kemi marrëveshje mes kompanive, kemi pak kompani, kemi mungesë konkurence dhe të gjitha këto bëhen me bekimin e me shkeljen e syrit të qeverisë. Nuk mund të kemi çmime si në Europë dhe të ardhura si ⅓ e atyre në Europë. Duhet të lëvizim nga ky cirkuit ku punohet për pakicën, e duhet punuar për shumicën”, shprehet Tabaku.