TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

David Kantozi, shqiptaro-izraelit në një lidhje online na Izraeli otë se çdo ditë i gjithë Izraeli është në sulmin e raketave. Sipas tij situata është shumë e ndërlikuar. Kantozi tha se populli izraelit mbështet bombardimet pasi është një luftë për ekzistencë. Ai tha se qëllimi i Hamasit është shkatërrimi i shtetit të Izraelit dhe se shumë shpejt shpreson që ajo organizatë t’i përkasë historisë.
"Jam rreth 70 km nga ai krim makabër. I gjithë Izraeli është në sulmin e raketave që organizata e Hamasit nuk ndalon së qëlluari. Gjatë gjithë ditës ka pasur sulme me raketa dhe kemi pasi nga Rripi i Gazës, por edhe nga Libani. Situata është e ndërlikuar, gjendje lufte. Jemi të shqetësuar, por jo të frikësuar. Mësuam mjaft me atë që u krye më 7 tetor. Na bëri të ndërrojmë vështrimin tonë karshi Rripit të Gazës. Që në 2005 nuk ka izraelit atje. Unë si banor i Izraelit s'kam të drejtë t'i marr jetën asnjë personi. Jemi në gjendje lufte, ka vështirësi në lëvizje. Njerëzit lëvizin më pak. Ne na kapi të papërgatitur. A është surprizë veprimet që bëjnë? Jo. Nuk kemi menduat se bëhen këto krime. Organizata e Hamasit i ka bazat në zonat e banuar palestineze prandaj e bëjnë më të vështirë luftën. Jam dakord me luftën. Gjithë populli i Izraelit është i mobilizuar në këtë gjë. Kjo është një luftë për ekzistencë për Izraelin, është luftë për ekzistencë. Hamasi ka si qëllim shkatërrimin e shtetit të Izraelit dhe kjo nuk do të ndodhë kurrë. Shpresoj që së shpejti Hamasi do t'i përkasë historisë. Hamasi nuk ka si qëllim krijimin e shtetit, por shkatërrimin e shtetit të izraelit.’- tha Kantozi në Report TV.
Më pas Kantozi është përplaset me ish-myftiun e Tiranës, Ylli Gurra, në lidhje me bombardimet në Rripin e Gazës. Sipas Gurrës, izraelitët po vuajnë gabimet e Netanjahut, por Kantozi iu kthye se kjo që ai po thotë është e turpshme.
Gurra: Dhimbja ka emër Gaza. Asnjë shtet më jodemokratik nuk i lind e drejta të përgjigjet me të njëjtën monedhë cilado qoftë, mbetet vetëm një organizatë. Aq sa thotë formalisht në territoret e mbetura të palestinezëve është autoriteti palestinez i ndarë. Gaza diku gjetkë dhe Bregu Perëndimor aty kush është bashkë me komunitetit hebre që jetojnë aty prej vitesh. Po paguajnë izraelitët gabimet e Netanyahut. Janë përplasje të brendshme.
David Kantozi: Turp të kesh dhe më vjen shumë keq që të japin mikrofonin të flasësh. Më vjen jashtë mase turp ta dëgjoj shqip këtë.
Gurra: Më vjen turp nga fëmijët që vriten nga të dyja krahët.
Kantozi: Po debatoj për teoritë e konspiracionit që thatë juve. Janë mendime të frikshme. Të akuzosh politikën e një shteti për interesat e tyre të bëhen këto është e turpshme.