TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut nëse ajo, që ai e quajti “çmenduria bullgare”, do të vijojë.
Përmes një interviste të dhënë për televizionin France 24, Rama theksoi se me Maqedoninë e Veriut do të mbeten miq të mirë dhe do të vijojnë bashkëpunimin në “Open Balkan”, por mund të ndahen për sa i përket perspektivës evropiane, nëse vetoja bullgare do të vijojë bllokadën për anëtarësimin në union.
“Nëse kjo çmenduria e Bullgarisë do të vazhdojë ne duhet t’i ndajmë rrugët tona në këtë proces.
Ne do të jemi së bashku në Ballkanin e Hapur ne jemi fqinj dhe ne po përpiqemi të krijojmë lidhje të ngushta me Maqedoninë e Veriut dhe me të gjithë fqinjët e tjerë, sepse Ballkani Perëndimor është hallka më e dobët e Evropës dhe është i dobët karshi agresionit rus dhe konfliktit.
Ne nuk duam asnjë lloj kërcënimi të atillë që do të rrezikonte paqen që po ndërtojmë. Ajo që më duket e neveritshme në qëndrimin e Bullgarisë është mënyra si po e bëjnë këtë, sepse Maqedonia e Veriut nuk është aty të bëhet anëtarë e Bashkimit Evropian, është aty për të nisur negociatat që do të kërkojnë vite”, tha Rama.