TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia greke ka zbuluar një bazë droge në një dyqan mishi dhe kanë arrestuar katër shtetas shqiptarë.
Siç raportojnë mediat greke, trafikantët shqiptarë fshiheshin me biznesin e vendosur në qendër të Athinës, në zonën e madhe tregtare “Barbakios”.
Kur policia greke ndërhyri, gjeti dhe sekuestroi në këtë dyqan 5 kg 775 gram marijuane, 70 gram kokaine, 11 mije 355 euro, 3 celulare dhe 1 peshore elektronike.
Në pranga ranë katër shqiptarë të moshave nga 26, 35, 38 dhe 48 vjeç, por identiteti i tyre nuk bëhet me dije nga mediat greke.
Sipas policisë, një nga shqiptarët, konsiderohet kreu i grupit, i cili ka qenë i arrestuar edhe në vitin 2012 për grabitje dhe akuza të lidhura me drogën.