AKTUALITET, 25 Qershor 2022, 10:35

Rama intervistë për median franceze: Statusi i vendit kandidat në BE është një lloj pilule kundër depresionit

Rama intervistë për median franceze: Statusi i vendit kandidat në

Kryeministri Edi Rama foli ka dhënë një intervistë për gazetarin Luke Brown në median franceze “​​FRANCE 24″, duke deklaruar se nuk është Shqipëria ajo që ka bërë progres të ngadaltë drejt BE-së, por është ngadalësuar BE-ja drejt së ardhmes së saj.

“Rama është bërë gjithnjë e më i frustruar nga mungesa e progresit të anëtarësimit të vendit të tij në BE: fillimisht duke kërcënuar se nuk do të vinte në samitin në Bruksel, më pas duke njoftuar se procesi po “mbahej peng” nga vetoja bullgare mbi procesin e pranimit të vendit të tij dhe Maqedonisë së Veriut. Shqipëria ka statusin e vendit kandidat për në BE që nga viti 2014″, shkruan në artikullin e publikuar në internet “​​FRANCE 24”.

Kryeministri Rama ka deklaruar në këtë intervistë se “nuk është se Shqipëria ka bërë progres të ngadaltë drejt BE-së, por se BE-ja është ngadalësuar shumë drejt së ardhmes së saj”; megjithatë ai thotë se nuk është më “i frustruar”, por më tepër i trishtuar nga dështimi i BE-së për të “përmbushur premtimin e dhënë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”.

Rama vazhdoi duke e përshkruar statusin e kandidatit në BE si “një lloj pilule antidepresive” për të rritur moralin e vendeve kandidate.