AKTUALITET, 24 Qershor 2022, 21:36

Ambasadorët e SHBA në Ballkanin Perëndimor takim me drejtuesit e DASH! Kim: Diskutuam për bashkëpunimin dhe integrimin

Ambasadorët e SHBA në Ballkanin Perëndimor takim me drejtuesit e

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim, së bashku me ambasadorët e tjerë amerikanë në vendet e rajonit është takuar me drejtuesit e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Në një postim në Twitter, kryediplomatja amerikane bën të ditur se në takim u diskutua mbi prioritetet në Ballkanin Perëndimor dhe bashkëpunimin mes vendeve të rajonit.

“Ambasadorët amerikanë të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Bosnjë dhe Hercekovinës dhe Kroacisë u takuan me liderët e Departamentit të Shtetit këtë javë për të diskutuar prioritetet në Ballkanin Perëndimor, sidomos bashkëpunimin dhe integrimin rajonal, që janë më të rëndësishëm se kurrë.”