AKTUALITET, 12 Shtator 2023, 19:52

Punimet për urën e Gjorovenit në Berat, Rama: Shumë shpejt do të jetë gati

Punimet për urën e Gjorovenit në Berat, Rama: Shumë shpejt

Kreu i qeverisë Edi Rama ka bërë të ditur se punimet për urën e Gjorovenit në Berat janë drejt përfundimit.

Rama shprehet se shumë shpejt ura do të jetë gati për banorët e pesë fshatrave të cilët do kalojnë aty.

“Vijon puna për urën e Gjorovenit në Berat, e cila në përgjigje të kërkesës së komunitetit, do të jetë shumë shpejt gati në shërbim të banorëve të pesë fshatrave,” shkruan kryeministri.