TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një efektiv policie ka humbur jetën pasi i ka rënë sipër një autobot uji teksa po ndihmonte një qytetar për të ndërruar gomën e dëmtuar të mjetit.
Efektivi i policisë rrugore, 62-vjeçari E. B., mbeti i dëmtuar rëndë. Ai u dërgua në spital por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.
Ngjarja ndodhi në fshatin Mlizë në Elbasan ditën e premte. Raportohet se gjatë manovrimit të heqjes së krikut, depozita e ujit ka rënë mbi efektivin 62-vjeçar duke i shkaktuar dëmtime të rënda.
Polici rrugor u dërgua në Spitalin Rajonal të Elbasanit, por për shkak të dëmtimeve të rënda ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme (12 korrik).
Njoftimi i policisë:
Elbasan/Ditën e djeshme, në fshatin Mlizë, shtetasi E. B., 62 vjeç, (punonjës policie jashtë orarit të shërbimit), i ka dhënë ndihmë një shtetasi, banor i zonës, për të ndërruar gomën e një rimorkioje të ngarkuar me një depozitë metalike uji.
Në momentin që ka hequr krikun, aksidentalisht depozita e ujit është rrëzuar dhe për pasojë ka dëmtuar rëndë shtetasin E. B., i cili ka humbur jetën në spital.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.