AKTUALITET, 12 Korrik 2024, 19:39

Shembja e skelës në Zvicër dhe vdekja e katër personave, shumica e punëtorëve ishin shqiptarë

Shembja e skelës në Zvicër dhe vdekja e katër personave,

Shembja e një skele në Lozanë të Zvicrës ka shkaktuar vdekjen e katër punëtorëve dhe plagosjen e të paktën 8 të tjerëve.

Mediat vendase bëjnë me dije se shumica e punëtorëve ishin shqiptarë dhe portugezë.

Skela u shemb nga një ndërtesë e lartë 16-katëshe apo rreth 60 metra për shkak të një kamioni që dyshohet se aksidentalisht e ka tërhequr me vete.

Nga katër viktimat, dy janë portugezë, njëri është shqiptar dhe një tjetër nuk është identifikuar ende.

Shtetësitë e personave të plagosur nuk janë konfirmuar ende. Mbi 150 zjarrfikës dhe forca policie rrethuan vendngjarjen dhe po punojnë për zbardhjen e dinamikës.