AKTUALITET, 15 Dhjetor 2022, 09:28

 Plagosje me thikë në Gramsh, 37-vjeçari sillet te Trauma, policia arreston autorin e dyshuar

 Plagosje me thikë në Gramsh, 37-vjeçari sillet te Trauma,

Një sherr me thika ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në një lokal qytetin e Gramshit.

I plagosur ka mbetur 37-vjeçari A. D., Ai është dërguar në spitalin e Traumës ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën

Nga ana tjetër policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit tw dyshuar, F. B., 28-vjeç.

Nuk dihet ende shkaku i sherrit mes tyre. Pritet që policia të nisë të hetimet për zbardhur rrethanat e plota të saj.