TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia ka dhënë informacion në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër ku një person qëlloi me armë zjarri dhe plumbi përfundoi në dritaren e një banese.
Sipas policisë personi në fjalë ka qenë duke lëvizur me automjet kur ka qëlluar në ajër. Plumbi ka rënë në dritaren e katit të tretë të banesës së 57-vjeçarit me iniciale P.S.
Aktualisht grupi hetimor ka sekuestruar pamjet e kamerave në rrugë ku dallohet personi që ka qëlluar me armë zjarri. Tashmë kanë nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Më datë 14.12.2022, rreth orës 20:00, një shtetas ende i paidentifikuar, duke qarkulluar me automjet, në rrugën “Hilë Mosi”, në lagjen “Skënderbeg”, në ecje e sipër ka qëlluar një herë, me armë zjarri, në ajër.
Si pasojë predha e plumbit ka rënë në dritaren e katit të tretë të banesës së shtetasit P. S., 57 vjeç. Nga rënia e predhës nuk ka mbetur i dëmtuar asnjë person.
Grupi hetimor ka sekuestruar menjëherë pamjet e kamerave të rrugës, në të cilat dallohet drejtuesi i automjetit që ka qëlluar një herë me armë zjarri, në ajër.
Vijojnë veprimet, nën drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin e zonës dhe janë ngritur pika kontrolli, në të gjitha rrugët, me qëllim bllokimin e automjetit dhe kapjen e autorit.