AKTUALITET, 15 Dhjetor 2022, 08:46

Asfiksohet në cisternën e verës 43-vjeçari shqiptar në Itali, la pas gruan dhe djalin 11 vjeç

Asfiksohet në cisternën e verës 43-vjeçari shqiptar
Dritan Mecaj dhe kantina ku ndërroi jetë

Një shqiptar ka humbur jetën në një kantinë vere në Itali. Tragjedia ndodhi dje, pak pas orës 11:30, në Cessalto brenda kantinës Corvezzo. Sipas një rindërtimi të ngjarjes së rëndë, punëtori shqiptar, 43-vjeçar, banues në zonë, Dritan Mecaj, është mbytur teksa punonte brenda një rezervuari çeliku, në një autoklave, që zakonisht përdoret për të ruajtur verën, shkruajnë mediat italiane.

Dioksidi i karbonit ishte fatal për 43-vjeçarin. Mjekët dhe infermierët ndërhynë dhe u përpoqën për ta mbajtur në jetë punëtorin, por nuk arritën.

Dritan Mecaj jetonte prej shumë vitesh në Itali dhe punonte në Vreshtat e Corvezzo që nga viti 1992 (pronari Renzo ishte president i futbollit Treviso), ishte i martuar me një shqiptare dhe ishte baba i një djali 11-vjeçar.

“Jemi të tronditur, ngushëllime të mëdha për familjen e tij: ai ishte i punësuar prej vitesh, një punëtor i madh”, tha kryebashkiaku i Cessalto, Emanuele Crosato.