AKTUALITET, 2 Prill 2026, 12:43

Pistat/ Me shenja dhune në trup, i moshuari në Korçë gjendet pa jetë në banesë, policia nis hetimet. Çfarë dyshohet

Pistat/ Me shenja dhune në trup, i moshuari në Korçë

Trupi i një të moshuari është gjetur i pajetë ditën e sotme (2 prill) në Korçë.

Burime policore thanë se viktima është një 78-vjeçar, i cili është gjetur i pajetë brenda shtëpisë së tij në fshatin Bulgarec.

Dyshohet se 78-vjeçari ka shenja dhune në trup, ç’ka ka sjellë vdekjen e tij.

Nga grupi hetimor ka nisur puna për zbardhjen e ngjarjes pasi mund të kemi të bëjmë me një ngjarje kriminale.

Dyshimet nga grupi hetimor janë që i moshuari është goditur me send të fortë, pasi ka pasur plagë në trup.

Ende po bëhet këqyrja paraprake, ndërsa më e detajuar do të bëhet në morgun e spitalit të Korçës nga ekspertët.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ndodhet në zonë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqet e vdekjes.