AKTUALITET, 2 Prill 2026, 11:52

Kryebashkiaku Benet Beci vendos kurora me lule në Memorialin e “2 Prillit 1991”, demokrati ia heq: Dëshmorët nuk janë pasardhës të komunistëve

Kryebashkiaku Benet Beci vendos kurora me lule në Memorialin e “2

Bashkia e Shkodrës ka vendosur në emër të kryebashkiakut Benet Beci kurora me lule në Memorialin e 2 Prillit 1991 në nderim të katër dëshmorëve të rënë në masakrën e fundit të komunizmit në Shqipëri.

Por, demokrati Selami Hoxha, i mori kurorat dhe i hodhi disa metra më tutje me pretendimin se përfaqësues të PS nuk duhet të vendosin kurora pasi PD i cilëson si pasardhës të komunizmit, regjim i cili vrau katër dëshmorët e demokracisë Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku dhe Besnik Ceka, të cilët po merrnin pjesë në protestën e 35 viteve më parë kundër Partisë Komuniste, e cila fitoi zgjedhjet e para pluraliste në 31 mars 1991.

Pas hedhjes së kurorave, punonjës të shërbimeve të bashkisë Shkodër u përkujdesën për t’i marrë duke i sistemuar në një tjetër vend. Kjo situatë është përsëritur edhe vitet e kaluara.

Kryebashkiaku Beci pasi bashkia vendosi kurorat tek memoriali i 2 prillit, shpërndau këtë mesazh: “Respekt i përjetshëm për dëshmorët e demokracisë: Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka. Sakrifica e tyre mbetet një kujtesë e gjallë se liria nuk është dhuratë, por një e drejtë që fitohet dhe mbrohet çdo ditë.”