AKTUALITET, 2 Prill 2026, 09:58

Operacioni/ Mbante armë zjarri pa leje, vihet në pranga 66-vjeçari! Ja çfarë iu gjet gjatë kontrolleve nga policia

Operacioni/ Mbante armë zjarri pa leje, vihet në pranga

Një 66-vjeçar është arrestuar nga policia në Berat për armëmbajtje pa leje.

Sipas policisë, shtetasi B. T mbante në një magazinë një pushkë, një çifte dhe municion luftarak, të cilat i posedonte pa leje.

Njoftimi i Policisë: 

Berat/Mbante armë zjarri, armë gjahu dhe municion luftarak pa leje në magazinë, vihet në pranga 1 shtetas.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat goditën një rast të mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak.

Si rezultat i veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi B. T., 66 vjeç, banues në fshatin Galinë, Berat, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në magazinën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri (pushkë), 1 armë gjuetie (çifte), si dhe municion luftarak, të cilat ky shtetas i posedonte pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.