TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mbahet sot seanca e radhës gjyqësore në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO) për dosjen “Partizani”, me të pandehur Sali Berishën, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe të tjerët.
Prokuroria e Posaçme do të paraqesë kundërshtimet sa i përket kërkesat për provat të bëra nga të pandehurit. SPAK, në lidhje me kërkesat për papërdorshmëri apo paligjshmëri të provave, kërkon që këto pretendime të të pandehurve të mos merren parasysh dhe të rrëzohen.
Ndërsa sa i përket kërkesës së Berishës për të thirrur kryeministrin Edi Rama si dëshmitar, SPAK thotë se ia “lënë në çmim gjykatës”.
Sa i përket kërkesës së mbrojtjes së financieres Andia Pustina, SPAK ka argumentuar se nuk janë në kushtet për ndryshimin e akuzës ndaj saj. Ndërsa sa i përket studios Pustina, Prokuroria thekson se nuk ka shkak për pushim të akuzës.
Po ashtu, SPAK thotë se kërkesa për prova e të pandehurit tjetër Fatmir Bektashi dhe shoqërinë “Kontakt” janë dakord për dëshmitarin. Përsa u përket akt ekspertimeve të kërkuar nga kjo shoqëri duhet të saktësohen të dhënat e tjera.
“Për ekspertimin kontabël të merret për bazë ai që ne kemi sjell si provë, por nëse i pandehuri nuk është dakort ka të drejtën të rezervojë të drejtën për të rikryer akt ekspertimin.”, thekson SPAK.
Seanca për dosjen ‘Partizani’ e shtyrë më herët ngakërkesa e avokates Klodiana Gjyzari që mbron Andia Pustinën dhe Studio Pustinën, e cila u ka kërkuar prokurorëve të SPAK që të tërheqin akuzën ndaj kësaj të pandehure dhe Studio Pustina, ka nisur sot me debate e kerkesa.
SPAK është shprehur serish për kërkesat e marrjes në pyetje të kryeministrit Edi Rama, Silva Bellos dhe Ermir Hasës se “duhet të citohet se për çfarë do të thirren dhe çfarë do të cilësojnë”, ndërsa ia ka lënë në dorë gjykatës të vendosë.
Edhe për kërkesën që të thirret si dëshmitar oficeri i Policisë Gjyqësore Besmir Karanxha për të cilin mbrojtja e ka quajtur “aktivist politik”, SPAK është shprehyr që të mos pranohet. “Emërimin e ka marrë në vitin 2023”, thotë SPAK.