AKTUALITET, 7 Shtator 2024, 11:44

Pasi u zunë me grushte për 75 mijë euro, Esmerald Balla e qëlloi me dy plumba të atin, prokuroria tregon si ndodhi krimi në Shënavlash

Pasi u zunë me grushte për 75 mijë euro, Esmerald Balla e

Prokuroria e Durrësit ka treguar dinamikën e krimit në Shënavlash të Durrësit, ngjarje e cila tronditi vendin.

Sipas prokurorit të çështjes, Pali Deçolli, baba e bir janë konfliktuar për shumën 75 mijë euro që ishte zhdukur nga kasaforta që mbanin në banesën e tyre në Shënavlash.

Prokurori ka ndërtuar dinamikën e krimit në bazë të deklarimeve të Esmerald Ballës dhe Edison Brahaj, i cili ishte i punësuar fermën e familjes Balla.

Organi i akuzës ka deklaruar në gjyq se ngjarja ka ndodhur fillimisht në furgonin e familjes ku ndodhej viktima, djali i tij dhe çobani i fermës.

Mes baba e bir në atë moment ka nisur një konflikt për shumën e konsiderueshme të parave që mungonin.

Fillimisht viktima Enver Balla dhe djali i tij, Esmeraldi janë zënë me grushte, pastaj 30-vjeçari ka qëlluar një herë me pistoletë të atij.

Pasi 62-vjeçar ra në tokë, i biri e ka qëlluar sërish me plumb. Në bashkëpunim me Edison Brahajn kanë tërhequr trupin dhe e kanë hedhur në pusin e një familje tjetër rreth 1 km nga stani i tyre.

Organi i akuzës ka deklaruar në Gjykatë se është dokumentuar çdo gjë për këtë ngjarje të rëndë.