TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka reaguar në lidhje me katastrofën e rëndë natyrore që po përjeton Libia, pas përmbytjeve masive, që kanë shkaktuar mbi 5 mijë viktima.
Në një reagim në rrjetet sociale, Begaj shprehu ngushëllime për familjet e viktimave.
‘Mendimet dhe lutjet tona janë me popullin e Libisë gjatë kësaj kohe të vështirë. I shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta familjeve që kanë humbur të dashurit për shkak të ndikimit shkatërrues të stuhisë Daniel në Libinë lindore.’- shkruan Begaj.