AKTUALITET, 24 Gusht 2022, 19:51

Meta: Në Amerikë dy njerëz kanë probleme ligjore, gruaja e Bilalit dhe ai i Muzinit

Meta: Në Amerikë dy njerëz kanë probleme ligjore, gruaja e

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë një lidhje direkte për Syri TV, ka folur në lidhje me një padi të ish-deputetit Halit Valteri, që bën fjalë për një pagesë të dyshimtë lobimi që ai e ka bërë në SHBA.

I pyetur nëse po zhvillohen hetime për këtë çështje, apo tjetër, Meta tha se "në SHBA ka dy njerëz që kanë probleme ligjore. Është gruaja e Bilalit (Edi Rama) që ka shkelur ligjin amerikan që ka marrë në qafë edhe një njeri atje, që është në burg dhe e ka mbyllur atë çështje në bashkëpunim, pra ka pranuar"

"Që ta kuptoni ju këtë gjë, po të kishte ndonjë shqetësim për këtë çështje, do të kishte nisur hetimi në Amerikë, nuk do të kishte ngelur këtu që ta nisnin këta teveçelët e Shqipërisë.

E dyta; mes Shqipërisë dhe SHBA-së ka një marrëveshje ekstradimi edhe kur të kenë dëshirë, Ilir Meta shkon edhe atje, se ka më shumë shqiptar se këtu, sepse Ramoviçi po i largon shqiptarët që të sjellë ata bangladeshasit që të punojnë arat e kanabisit.

Tjetra, në Amerika ka dy njerëz që kanë probleme ligjore. Është gruaja e Bilalit (Edi Rama) që ka shkelur ligjin amerikan që ka marrë në qafë edhe një njeri atje, që është në burg dhe e ka mbyllur atë çështje në bashkëpunim, pra ka pranuar.

Dhe e dyta është edhe ai i Muzinit (Lulzim Basha). Këta të dy janë me probleme në Amerikë. Nuk di të ketë ndonjë politikan tjetër me probleme", tha Meta, ndërkohë që gjendet në Jalë në kampingun e të rinjve të Partisë së Lirisë.