AKTUALITET, 25 Nëntor 2022, 09:22

Maxhoranca i rrëzoi propozimin për "mëshqerrat e mbarsura", Erion Braçe paralajmëron: Koha për punë tjetër

Maxhoranca i rrëzoi propozimin për "mëshqerrat e

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka propozuar një amendament në Parlament, por që nuk ka marrë mbështetjen e kolegëve të tij.

Braçe propozoi që mbështetur në nenin 75, pika 3 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë në projektligjin ‘Për një shtesë dhe disa ndryshime në ligjin nr.92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, të bëhet shtesa e mëposhtme:

Pas pikës 40, të nenit 56 Përjashtime të veçanta në import, shtohet pika 40/1 me këtë përmbajtje: 40/1.Importimi i mëshqerrave të mbarsura.

Maxhoranca i rrëzoi propozimin për "mëshqerrat e

Megjithëse amendamenti i tij ka gjetur mbështetje dhe tek opozita, kanë qenë vetë kolegët e grupit socialist që e kanë rrëzuar. Ndërkohë pas rrëzimit të amendamentit, Braçe bëri një postimi në facebook, duke shkruar “Koha për punë tjetër”.

Maxhoranca i rrëzoi propozimin për "mëshqerrat e

 

Nuk dihet nëse me këtë mesazh Braçe paralajmëron tërheqjen nga politika, por mbetet për t’u parë.