AKTUALITET, 25 Nëntor 2022, 01:51

Porti i Durrësit/ Miratohet në Kuvend marrëveshja me votat e socialistëve, Rama nuk merr pjesë ne votim

Porti i Durrësit/ Miratohet në Kuvend marrëveshja me votat e

Pas shumë orë debatesh dhe diskutimesh në Parlament, maxhoranca e Partisë Socialiste, ka miratuar kalimin e projektligjit për portin e Durrësit ku 74 vota ishin pro, ndërsa opozita votoi kundër .

 Megjithatë votat e socialistëve mjaftuan për kalimin e marrëveshjes  duke i hapur rrugën për implementimin e marrëveshjes me Alabbar qe do ndertoje në një sipërfaqe trualli prej 812 600 m2.

Gjatë votimit në seancë kryeministri Edi Rama nuk ishte vetë i pranishëm .