TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se nuk do ketë një përballjes mes tij dhe Bashës për kreun e PD-së.
Ai ironizoi duke thënë se “njësoj sikur të më thuash a do ketë një garë mes meje dhe Edi Ramës në PD, kaq është e ngjashme”.
Sali Berisha: “Mund të më pyesje një garë mes meje dhe Ramës në PD, është kaq e ngjashme. Faktet s’janë për tu injornuar por për tu pasur parasysh, nuk ka asnjë stisje për këtë që them.
Basha ishte në një proces penal, për këtë Rama pagoi McGonigal. Akuza ishte larje parash 720 mijë dollarë. Rama e menaxhoi procesin e Lulzim Bashës, e çoi deri në prag dënimin e tij në 6 vite burg. Ai nuk e ka treguar kurrë se i mori këto para.
Në këto kushte Rama i mbylli dosjen me një prokuror, ka një prokuror tjetër që ka firmosur kundër mbylljes dhe firma e tij mjafton që dosja të hapet në çdo kohë. Ju më thoni që pengu i Ramës, të vazhdojmë të biem në skenarin e Ramës.
Zhvillimet e fundit janë skenar i Ramës, për të shëmtuar sa më shumë opozitën.
Ka akoma njerëz që mashtrohen dhe besojnë se ai është opozitë, është peng dhe letër pa vlerë.
Disa gjëra nuk mund të ndodhin pasi la kod moral në çdo gjë.
Njësoj sikur të më thuash a do bësh garë me Taulant Ballën. Tani këto nuk mund të ndodhin.