AKTUALITET, 11 Nëntor 2025, 12:54

Ligji për barazinë gjinore/ Gruaja e pastorit qan në studio: Nuk e kuptoni ju o shqiptarë...!

Ligji për barazinë gjinore/ Gruaja e pastorit qan në studio: Nuk

Ditët e fundit, Shqipëria është përfshirë nga debate të forta, për shkak të miratimit të ligjit për barazinë gjinore.

Përkufizimi i gjinisë në këtë ligj, ka shtyrë disa personazhe publike, kryesisht konservatorë, të shpallin shkatërrimin e njeriut shqiptar. 

Aktivistët e të drejtave të njeriut, por edhe mazhoranca që e ka miratuar ligjin pretendojnë se nuk krijohet asnjë gjini e re dhe se ky ligj shërben për promovimin e barazisë mes burrave dhe grave. Megjithatë, televizionet shqiptare janë “shkundur” nga paralajmërimet për apokalipsin gjinor, për "72 gjini të reja", apo "shkatërrimin e familjes".  

Më e zëshme në fushatën e kundërshtimit të ligjit, ka qenë familja e pastorit Akil Pano, që shfaqen në ekrane televizive disa herë në ditë, dhe paralajmërojnë njëmijë e një të zeza që do u ndodhin shqiptarëve, por mbi të gjitha fëmijëve, pas miratimit të ligjit nga Edi Rama. 

Së fundmi, Linda Pano, gruaja e Pastorit, tha në Vizion Plus, se ka qarë shumë pas miratimit të ligjit, madje u përlot edhe në studio, duke deklaruar se shqiptarët nuk e dinë se çfarë i pret me këtë ligj. Qarjen mund ta ndiqni në videon e mëposhtme! 

VIDEO: