AKTUALITET, 12 Nëntor 2025, 13:00

Lëvizja urgjente/ Atentati në Rinas, ministrja Koçiu thërret në zyrë drejtorin e AMP, Eduart Merkaj

Lëvizja urgjente/ Atentati në Rinas, ministrja Koçiu

Drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), Eduart Merkaj, ështër thirrur me urgjencë në zyrë nga Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu pas ngjarjes ku u plagos Muçi Shaljani, pranë aeroportit të Rinasit.

Takimi vjen një ditë pas ngjarjes së rëndë në Rinas, ku mbeti i plagosur një punonjës i AMP-së, i cili po bente shoferin për Golmando Danin!

Më herët, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka reaguar mbi rastin duke bërë me dije se rejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, ka urdhëruar pezullimin e zinxhirit komandues të strukturës së Forcës së Posaçme Operacionale të AMP-së deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ministria e Brendshme njoftoi se të gjitha rekrutimet e fundit janë duke u verifikuar, ndërsa hetimet po vijojnë.