TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me atentatin e ndodhur dje në rrethrrotullimin e Rinasit ku humbi jetën Gilmando Dani dhe u plagos Muçi Sheqeri.
Targat e mjetit tip Toyota rezultojnë të vjedhura në Greqi vitin e shkuar. Ndërsa makina ende nuk është përcaktuar nese është e vjedhur apo jo per shkak se ende nuk është rikuperuar numri i shasisë për shkak të djegies së makinës.
Autorët të cilët kanë qenë 4 ( 3 qitës dhe 1 shofer) kanë ardhur nga zona e Niklës drejt Rinasit, zonë dhe nga janë larguar më pas.
Autorët kanë përdorur të 4 armët. Sipas burimeve, një prej autorëve ka përdorur dy armë. Kallashnikovin nga makina dhe pistoletën pasi zbret nga makina dhe qëllon drejt makinës Benz.
"Njëra prej armëve të atentatorëve duket sikur bllokohet, dhe kjo zgjat rreth 30 sekonda.
Të tre personat kanë qenë të maskuar, nuk di nëse me maska të zakonshme apo me ato plastike që të japin një tjetër pamje.
Në momentin që i bllokohet arma, i vjen menjëherë në ndihmë një person tjetër nga radhët e atentatorëve.
Kjo ka qenë një togë pushkatimi, diçka e frikshme, dhe për të qenë të sigurt për qëllimin e tyre, sipas kamerave të sigurisë, një prej atentatorëve me armë të shkurtër ka lëvizur në krahun e pasagjerit.
Pra, informacioni ka qenë i saktë, personi që përdor armën e shkurtër, që qëllon mbi Gilmando Danin, mund të kishte qëlluar edhe shoferin, por nuk ka qenë ky qëllimi.
Plumbat janë fokusuar pikërisht te Dani", shprehet gazetari Ferhati!