AKTUALITET, 2 Mars 2024, 16:29

Korreshi bën thirrje: Të jepen ndihma pa dallime PS apo PD në Lushnjë. Spitali s’ka kapacitete, aty bëhen veç synetllëqe

Korreshi bën thirrje: Të jepen ndihma pa dallime PS apo PD në

Deputeti demokrat, Saimir Korreshi ka folur për shpërthimin e rëndë në Lushnjë, ku babë e bir humbën jetën, ndërsa 7 të tjerë mbetën të plagosur, mes tyre edhe deputeti socialist Bujar Çela. Ai bën thirrje që pushteti vendor të identifikojë të gjithë familjet dhe bizneset që kanë pasur dëme pa humbur kohë, pa dallime të majtë apo të djathtë.

“Disa mu ankuan që ka shkuar te komshinjtë dhe nuk ka ardhur tek këta. Më tha komshija kishte bërë një kallëzim penal. Duhet të ketë patjetër, në rast të kundër do të detyrojmë pushtetin vendor me gjithë banorët. Janë prekur shumë biznese, janë dëme të jashtëzakonshme. Në disa biznese makinash. Ka shumë biznese që kanë pasur problematika të jashtëzakonshme. Familjarët janë të pamundurit”, tha Korreshi.

Po ashtu Korreshi ngre alarmin edhe për gjendjen e spitalit të Lushnjës, për të cilin thotë se nuk ka kapacitete për të përballuar as situata të tilla, ku ka ardhur staf edhe nga spitali i Fierit. “Doja ta bëjë si çështje sensibilizimi, dihet si është situata e spitalit në Lushnjë, ne s’kemi kapacitete. Kanë ardhur edhe nga Fieri. Po të shohësh ka dy vite që bërtas për spitalin e Lushnjës, që them është për të ardhur keq. Vetëm synetlliqe bëhen, kanë marrë vetëm ndihmën e parë. Nuk kanë mundësi të reagojnë në kohë për raste të tilla”, -tha deputeti.