AKTUALITET, 25 Qershor 2022, 20:21

Itali/ Kishte fshehur kokainën brenda vezëve plastike, arrestohet 19-vjeçari shqiptar

Itali/ Kishte fshehur kokainën brenda vezëve plastike, arrestohet

Një 19-vjeçar me origjinë shqiptare, u arrestua nga policia e komandës së stacionit Marsciano në Itali, këtë të shtunë. 

Djali është pikasur në një makinë në zonën e Spinës, teksa po kryente manovra të dyshimta. Pasi u ndalua nga efektivët e policisë, atij iu gjetën të fshehura në makinë njëzet vezë plastike që përmbanin kokainë, në një total prej gjashtëmbëdhjetë gramë.

I riu shqiptar kishte në xhep edhe 400 euro të ardhura nga shitja e drogës, sipas policisë. I arrestuar, duke ndjekur rrugën direkte, u dënua me dy vjet burgim dhe 3000 euro gjobë.